Ilir Daja trajneri i ri i Partizanit? Olsi Rama “dorëzohet” para gazetarëve

schedule09:38 - 30 Korrik, 2020

schedule 09:38 - 30 Korrik, 2020

“Partizani sapo mbylli një sezon jo të mirë. Për mua puna vazhdon, kështu që do të vendosim në ditët e ardhshme për trajnerin e ri”, kështu e nisi fjalën e tij Olsi Rama, Drejtori Përgjithshëm i Partizanit, pas humbjes që të kuqtë pësuan me Skënderbeun. Nuk mund të mungonte një ngacmim për trajnerin Ilir Daja.

“Unë i uroj suksese trajnerit Ilir Daja për sezonin e ardhshëm, siç i uroj suksese dhe Skënderbeut që e nderoi garën më shumë se Partizani.  Sa duket djemtë tanë e konsideruan të mbyllur pas ndeshjes me Vllazninë, por për një ekip si Partizani çdo ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht”, shtoi Rama.

Ngulmimit të gazetarëve, për të konfirmuar që Daja do të jetë trajneri i ri i Partizanit, drejtori i “demave” i përgjigjet: “Më duke se ju përgjigja pyetjes më lart. Daja nuk është trajneri i Partizanit dhe do festoje me djemtë e Skënderbeut vendin e katërt. Thashë i uroj suksese vitin e ardhshëm.

Kur them suksese, do të thotë suksese në jetën e vet, në karrierën e vet dhe kudo që të jetë. Mundet të jetë edhe Partizani, mundet. Do të thotë mundet të jetë. Lëreni të festojë për momentin”, u shpreh Rama, i cili nuk ndalet me kaq.

“Mund të jetë Partizani opsion për shumë lojtarë të tjerë, mund të jetë Partizani trampolinë e mirë për shumë lojtarë që kanë dëshirë ta provojnë sezonin tjetër dhe t’i japin sukseset që meritojnë kësaj skuadre dhe klubi”.

“Afrime nga Skënderbeu? Nuk e dimë, ekipi ndërtohet në bazë të kërkesave të trajnerit të ardhshëm, të modulit të lojës dhe objektivave që kemi.  Unë do të ulem me presidentin Demi dhe do të flasim për sezonin e ardhshëm si për impenjimin financiar ashtu edhe për objektivat që do t’i caktojmë vetes”, përfundoi Rama. /abcnews.al