Ilir Beqja: Te e-Albania, jo vetëm mjekun e familjes, por tani mund të gjeni edhe numrin e tij

schedule10:01 - 20 Nëntor, 2020

schedule 10:01 - 20 Nëntor, 2020

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, aktualisht deputet shkruan se tashmë në faqen e e-Albania-s përpos mjekut tuaj të familjes mund të gjeni edhe numrin e tij të telefonit për ta kontaktuar nëse keni probleme shëndetësore.

Beqja, thotë se pasi dje publikoi statusin sesi qytetarët mund ta gjenin mjekun e tyre të familjes te e-Albania, shumë persona i kishin sugjeruar që përveç emrit dhe qendrës shëndetësore përkatëse të ishte i diponueshëm edhe numri i telefonit cellular, që brenda pak orëve u bë e mundur.

Dje, publikova në facebook një mundësi të gjetjes nga kushdo se kush është mjeku i vet i familjes nëpërmjet përdorimit të platformës qeveritare e-Albania.

Shumë të njohur më kontaktuan duke shprehur vlerësimin për këtë lehtësi, por edhe duke sygjeruar që do të ishte edhe më ndihmuese nëse përveç emrit të mjekut të familjes dhe qendrës shëndetësore përkatëse të ishte i diponueshëm edhe numri i telefonit celular.

E përcolla sygjerimin tek administratorët e e-Albania dhe pa u bërë 24 orë, edhe ky informacion është disponibël. Përgëzime e-Albania!” shkruan Beqja.

Ilir Beqja këshillon qytetarët që të drejtohen te mjeku i familjes për cdo gjë në këtë situatë të vështirë nga koronavirusi./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!