ILD nuk shkarkon dy prokurorët e Dibrës

schedule14:17 - 20 Janar, 2022

schedule 14:17 - 20 Janar, 2022

Inspektori i Lartë i drejtësisë ka rrëzuar Prokurorinë e Përgjithshme që majin e kaluar kërkoi shkarkimin e dy prokurorëve të Dibrës Rifat Kojku dhe Xhoana Mehmetaj.

Ne raportin e dërguar ne KLP thuhet se pas hetimit ILD nuk gjeti shkelje në punën e kryer prej tyre. Ndërsa për prokuroren tjetër Belina Zeneli, e cila njihet per hetimin e dosjes se bujshme 184 , zhvillohet sot seanca e pare dëgjimore pasi ILD kërkon shkarkimin e saj.

Në maj të vitit të kaluar, Prokuroria e Pergjithshme në një njoftim për mediat i kërkoi Inspektorit te lartë të drejtësisë shkarkimin e 3 prokurorëve të Dibrës, nga katër që ka ajo në total.

Sipas Prokurorisë, Rifat Kojku drejtuesi i akuzës së Dibrës dhe dy prokuroret e tjera Belina ZeneIi e Xhoana Mehmetaj kishin kryer shkelje të rënda gjatë ushtrimit te detyrës . Pas tre muajsh hetime ILD doli në përfundimin se dy prokuorët Rifat Kojku dhe Xhoana Mehmetaj nuk rezulton të kenë kryer shkeljet e pretenduara nga Prokuroria e Përgjithshme.

Për prokuroren Xhoana Mehmetaj nga provat e grumbulluara është faktuar se ajo ka ngarkese tejet te lartë në punë në raport me numrin e prokurorëve në këtë prokurori. Në konkluzion ILD ka argumentuar se nuk ka asnjë provë për të faktuar pretedimet e prokurorit te pergjithshem për shkeleje të rënda disiplinore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!