Gjendet pas një muaji adoleshentja në Durrës, pranga të riut, 17-vjeçarja: Ika me dëshirë

schedule11:30 - 22 Nëntor, 2021

schedule 11:30 - 22 Nëntor, 2021

Është gjetur pas një muaji 17 vjeçarja e zhdukur në Durrës, ndërkohë ka rënë në pranga një 24 vjeçar.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale SH.F.  i cili kishte strehuar adoleshenten.

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar edhe rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë burime për abcnews.al bëjnë me dije se adoleshentja në dëshminë e saj ka pohuar se ka ikur vetë me dëshirë nga banesa, dhe nuk është detyruar nga 24 vjeçari.

“Policia gjen 17-vjeçaren e larguar nga banesa një muaj më parë.

Arrestohet në flagrancë 24-vjeçari që kishte strehuar të miturën.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Policisë Kriminale, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, si dhe të kërkimeve për gjetjen e një 17-vjeçareje që ishte larguar nga banesa një muaj më parë, kanë bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e plazhit, në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Sh. F., 24 vjeç, banues në Durrës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të strehuar 17-vjeçaren që ishte larguar nga banesa.

Po gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën ky shtetas e shiste me doza në zonën e plazhit në Durrës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçaren,” thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!