Ikona e ekranit: Nuk erdha të qaj, jam pa fjalë! Regjimi dhe paragjykimet, Iva Hoxha tregon gjithçka

schedule18:37 - 2 Prill, 2021

schedule 18:37 - 2 Prill, 2021

Iva Hoxha, ikona e televizionit publik shqiptar këtë të premte ishte e pranishme në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ku tregoi detaje të pathëna më parë nga jeta e saj 30 vjeçare si anonçuese në TVSH. Ermali gjatë bisedës e pyet në lidhje me kontrollin që regjimi i asaj kohe kishte ndaj televizonit shtetëror dhe se sa në sitë mund të ishte një anonçuese. Iva tregoi se kishte një kontroll të rreptë dhe fillonte me anonçueset sepse ato bënin hapjen e programacionit.

Mu fiksua po sikur ta them vullnetar Besnik Zekthi dhe unë nga emocionet ashtu e kisha thënë. Shkova u ula tek vendi im kur më vjen shefi I informacionit dhe tha “ Ti je sot anonçuese” “Po i thashë”, “Ca ke thënë ti, se ka marrë Minush Myftiu në telefon”  “Ca kam thënë disa minuta me valltarët Besnik Zekthi”; “Jo mo s’ke thënë kështu më tha””.

Ndër të tjera Ermali e pyet nëse kishte konkurrencë mes vajzave apo zonjave të tjera anonçuese në televizionin publik shqiptar. Iva pohoi se nën zë mund të kishte por asnjëherë nuk është diskutuar për ta larguar nga puna. Sipas saj, konkurrenca bëhej për prezantimin e Festivalit te fundvitit.  Ndonëse ajo vazhdon të jetë pjesë e TVSH, duket se dashuria ndaj profesionit të parë ende nuk është zbehur saqë po t’i kërkonin ta bënte sërish do e bënte.

Ajo edhe sot vazhdon të jetë e hijshme, ndaj Ermali e pyet nëse janë paragjykuar vajzat e bukura të ekranit në atë kohë dhe se çfarë e veçonte Ivën që qëndroi aq gjatë si anonçuese.  Ajo tregoi se të ishe një imazh publik ishe i komentuar nga të gjithë. Megjithatë ajo u ndal në një moment që e tregoi në studio ku kishte shmangur kolegun e saj vetëm për të mos qenë në qendër të njerëzve dhe paragjykimeve.

“Të ndodhte të takoje një shok të punës që po shkonte në punë.  Ku po shkon? Në punë. Hajde se e kemi rrugën bashkë më tha.  Kurse unë e shmanga duke i thënë ”unë do shkoj këtu te rrobaqepsja”.

Emocionuese ishin për të videomesazhet nga dy fëmijët, për herë të parë në ekran, çka shkaktuan shumë lot tek Iva. E mbetur disa sekonda pa fjalë i tha Ermalit: Nuk erdha të qaja, ç’më bëre!/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!