Ikona e Bollywood-it, Irrfan Khan ndërron jetë në moshën 53-vjeçare

schedule14:27 - 29 Prill, 2020

schedule 14:27 - 29 Prill, 2020

Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare aktori i njohur i Bollywood-it, Irrfan Khan.

CNN raporton që ai ka vdekur në një spital në qytetin perëndimor të Indisë, Mumbai.

Aktori i njohur ndërkombëtarisht vuante nga tumori endokrin, e cila është një sëmundje e rrallë.

Ka qenë vetë ai që e ka bërë me dije asokohe sëmundjen e tij nëpërmjet një postimi në Twitter dhe më vonë ka shkruar për dhimbjen që po përjetonte dhe për reflektimet që po bënte në lidhje me jetën.

Në vitin 2018 Irrfan iu nënshtrua një terapie intensive në Londër, por nuk mundi dot ta mposhte sëmundjen e tij.

Irrfan Khan numëron shumë role në kinematografi, por rolet ku ai ka spikatur më shumë janë “Slumdog Millionaire” dhe “Jurassic Park”.

Në vitin 2013, Khan fitoi Çmimin Kombëtar për Film në Indi, për rolin e tij në “Paan Singh Tomar”

 

Ai fitoi më shumë popullaritet kur luajti rolin e një inspektori policie në “Milioneri Slumdog”, i cili fitoi tetë çmime Academy dhe shtatë çmime BAFTA.

 

“Asnjëherë nuk e kam besuar që do të jem kaq i njohur në të gjithë botën “, tha ai në një intervistë për 2015 me CNN.

Lajmet për vdekjen e tij të mërkurën shkaktuan pikëllim për të gjithë, të shumtë ishin ata që dërguan mesazhe ngushëllimi në mediat sociale, duke përfshirë  fansat, politikanët dhe figura të tjera të Bollywood-it që përkujtuan jetën dhe karrierën e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!