IKMT nis aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tale, pronarët e objekteve bëjnë rezistencë

schedule10:10 - 17 Qershor, 2020

schedule 10:10 - 17 Qershor, 2020

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit nisi këtë të mërkurë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Tales në Lezhë.

Në mbështetje të IKMT është dhe Policia e Shtetit dhe strukturat e Bashkisë Lezhë. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se janë një numër i konsiderueshëm objektesh përgjatë brezit të rërës të cilat do të rrafshohen.

Pronarët e objekteve e kanë kundërshtuar vendimin, pasi sipas tyre nuk janë njoftuar për aksionin. Një çift bashkëshortes, të cilët kanë një pronësi një rulotë, po ashtu shprehen se nuk janë njoftuar për aksionin.

Gazetari i ABC News Gjergj Figuri raporton se, IKMT do të prishë 17 objekte në Tale dhe 36 ne Shëngjin. Raportohet se do të jenë kryesisht ndërtime në rërë ndërsa kjo është faza e parë për pastrimin e zonës së plazheve. /abcnews.al/