Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

IKMT kthehet në Theth/ Rama: Kush ndërton pa leje ‘investon belanë’. Deri në fund për “Shqipërinë 2030” në BE

schedule15:22 - 4 Tetor, 2025

schedule 15:22 - 4 Tetor, 2025

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është rikthyer në Theth për të vijuar aksionin e shembjes së ndërtimeve pa leje.

Që në orët e para të mëngjesit të së shtunës fadromat kanë nisur shembjen e godinave të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

Kryeministri Edi Rama në Facebook, ka ndarë pamje nga ndërhyrja e IMT në Theth ndërsa paralajmëron se operacioni për lirimin e hapësirave pa leje do të vijojë.

“Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shprehet Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!