IKMT aksion për prishjen e një hoteli në Radhimë, pronari hipën mbi taracë

schedule15:40 - 28 Mars, 2022

schedule 15:40 - 28 Mars, 2022

IKMT ka nisur aksionin për prishjen e një hoteli në zonën e Radhimës në Vlorë. Në vendngjarje ka mbërritur policia.

Gazetari Elton Nikaj raporton se ka përplasje mes policisë dhe banorëve. Pronari  Hyrjet Havaraj bashkë me djalin janë ngjitur në tarracën e hotelit. Ndërsa familjarë të jerë ndodhen brenda objektit. Ata deklarojnë se nuk largohen, duke thënë se kane dokumenta të rregullta.

Pronarët pretendojnë se tokën e kanë me dokumente dhe se hoteli është në proces legalizimi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!