IKMT aksion në bregdet, prish pishinën dhe ndërtime të tjera të Hotel “Kastrati Empire”

schedule11:58 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 11:58 - 15 Dhjetor, 2022

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e një një pishine dhe ndërtimeve të tjera shoqëruese pranë detit në Golem, që i përkasin Hotel Kastrati Empire.

Pak ditë më parë IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar edhe objektin e Hotel Prestige në Durrës, pasi disa muaj më parë kishte shembur pishinën e këtij objekti.

IKMT thotë se “nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cënon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve.”

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!