“Ikim për kafe”: Si e vodhën shqiptarët bosin nga Dubai në ishullin e miliarderëve

schedule12:23 - 5 Korrik, 2021

schedule 12:23 - 5 Korrik, 2021

Mediat greke kanë publikuar detaje në reja në lidhje me operacionin e policisë kundër një grupi të rinjsh me origjinë nga Shqipëria, të cilët vidhnin pasanikët në ishullin e famshëm grek, Mykonos.

Këta të fundit kishin shpikur fjalorin e tyre duke mos përdorur asnjëherë terma si “vjedh”, ndërkohë që në vend të tij, kur kishin ndërmend të bënin vjedhje përdornin “hajde pijmë kafe”.

Policia i sekuestroi atyre më shumë se 300 mijë euro cash, telefona, çanta dhe bizhuteri të shtrenjta, të cilat ia kishin marrë miliaderëve që vizitonin Mykonosin.

Një ndër rastet më të famshme ishte futja në vilën e marrë më qira nga një miliarder 37-vjeçar nga Dubai, të cilit i morën para, bizhuteri dhe dy telefona të shtrenjtë. Të njëjtin fat pati edhe një tjetër miliarder nga Libani, vila e të cilit po ashtu u vodh nga grupi në fjalë. /abcnews.al