“Iki nëse Dede ankohet”, Osmani: E fitojmë derbin, edhe gazetarët ndërhynë për Seferin

schedule00:15 - 19 Janar, 2021

schedule 00:15 - 19 Janar, 2021

Tefik Osmani është sot i ftuar në emisionin PressingABC dhe mes të tjerash drejtori teknik i Tiranës foli për derbin e së enjtes ndaj Partizanit, merkaton dhe marrëdhënien me trajnerin Nevil Dede.

“Tirana është e dënuar të fitojë derbin gjithmonë. Që kur kam ardhur si futbollist këtu, lojtarët e Tiranës nuk kanë qenë në presion. Janë stërvitur të qetë. Kemi besim se do arrijmë rezultat pozitiv në derbi dhe më pas diferenca me Vllazninë nuk na tremb.

E thashë edhe më para. Jemi në bisedime edhe me një lojtar tjetër dhe kur merr lojtarë cilësorë nuk është e lehtë. Edhe me Seferin në bllokimin e merkatos kanë bërë maksimumin, si gazetarë e menaxherë për ta çuar diku tjetër. Jo (Endi) Tufa, por shokët e Tufës kanë bërë maksimumin.

Kur Nevili ka ardhur trajner e kam pyetur ku dëshiron të rrij unë. Më ka pyetur edhe një gazetar përse rri në pankinë dhe i kam kthyer mesazh dhe e kam pyetur ku rrinë të tjerët. E kam pyetur Nevilin dhe i kam thënë ku të rri.

Në ndeshjen me Vllazninë më tha Osman kontrollo mbrojtjen. Nëse trajneri thotë në një moment se nuk është i qetë ju premtoj se do jap dorëheqjen”, tha Osmani ndër të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!