Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ikën një brazilian, Egnatia “fiksohet” me yllin e Bylisit për sulmin

schedule09:57 - 6 Qershor, 2021

schedule 09:57 - 6 Qershor, 2021

Egnatia ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës që do të garojë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm dhe disa prej titullarëve të vjetshëm janë konfirmuar pjesë e skuadrës.

Normalisht do të ketë edhe largime dhe i pari është mbrojtësi brazilian, Marcos Ramos. 22-vjeçari nuk kishte hapësira sezonin e fundit, teksa luajti 6 ndeshje dhe vetëm në dy prej tyre ishte titullar.

Kështu drejtuesit rrogozhinas nuk e kishin në plane për sezonin e ardhshëm dhe Ramos tani duhet të gjejë një tjetër ekip. Tek Egnatia tani po punohet edhe për afrimet dhe një prej objektivave është bërë publik.

Anthony Beji, sulmuesi nigerian që spikati duke shënuar 10 gola me Bylisin vjet në Superiore, është dëshira e Egnatias. Nigeriani ka luajtur me rrogozhinasit për herë të parë në Shqipëri.

 

Në verën e vitit 2018 ai kaloi te Bylisi dhe tani Egnatia po tenton ta marrë në huazim nga ballshiotët. Ende nuk ka një marrëveshje, por palët janë në bisedime dhe po tentohet të konkretizohet kjo marrëveshje. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!