Rrokadat e qeverisë para zgjedhjeve/ Spiropali në vend të Nikollës, Balla në vend të Spiropalit. Tre ministra surprizë

schedule14:10 - 28 Korrik, 2024

schedule 14:10 - 28 Korrik, 2024

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në qeveri. Në fjalën e tij në Kongres, kreu i qeverisë deklaroi se do t’i propozojë Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ndryshime në kabinetin qeveritar.

Rama tha se Taulant Balla do të propozohet në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ervin Hoxha, si ministër i Brendshëm, Petrit Malaj si ministër i Financave dhe Piro Vëngu si ministër i Mbrojtjes.

“Pas këtij takimi, do i dorëzoj presidentit propozimet për disa ndryshime në qeveri, Ministër për marrëdhëniet me Parllamentin, Taulant Balla. Ministër i Brendshëm Ervin Hoxha, Ministër i Financave, Petrit Malaj, ministër i Mbrojtjes, Piro Vëngu”, tha Rama.

Ndryshimet në qeveri:

Elisa Spiropali – ikën nga posti i ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha – Emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla – Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu -Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi –  Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit – Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!