Dalin detaje të reja mbi ngjarjen ku mbeti i vrarë Gjergj Krygja në fshatin Sume të Dukagjinit në Shkodër.
Gazetari i ABC News Simon Shkreli raporton se sipas burimeve autorët kanë lëvizur me një mjet tip “Fuoristradë” në afërsi të banesës së 43-vjeçarit.
Gjergj Krygja ka marrë 4 plagë si pasojë e atentatit me armë zjarri. Ngjarja është raportuar se ka ndodhur në orën 10:40 të paradites sotme, por policia ka mbërritur me vonesë për shkak të terrenit të thyer.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. /abcnews.al