Siriani i zhvendosur, Ahmad Idris, tani një baba dhe gjysh i pikëlluar humbi 25 nga anëtarët e familjes së tij në tërmetin katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë. Ai është në lot ndërsa shikon trupat e familjarëvë në një morg të improvizuar. 40 vjecari eci mes tyre, duke thirrur emrat e të dashurve të tij.
“Kam humbur vajzën time, dy djemtë e saj, familjen e dhëndrit, familjen e gruas sime, të gjithë. Janë 25 vetë.
Idris, i cili u zhvendos nga qyteti i tij se bashku me familjen, i tha Associated Press se ikën nga lufta për të gjetur një strehë të sigurt, por në fund fati i tij ishte katastrofë. Qan teksa mban në duar trupin e pajetë të nipit të tij të vogel
“Shikoni padrejtësinë që na ndjek dhe çfarë ndodhi me ne.Me gjithçka që ka ndodhur. Nuk e kam menduar kurrë se mund të vinte diçka e tillë.”
Lëkundjet sizmike në Siri rrëzuan mijëra ndërtesa dhe shtuan vuajtjen në një rajon të shkatërruar nga lufta civile 12-vjeçare e vendit dhe kriza e refugjatëve. Përpjekjet për ndihma janë penguar nga konflikti i armatosur dhe izolimi i rajonit të kontrolluar nga rebelët përgjatë kufirit, i cili është i rrethuar nga forcat qeveritare të mbështetura nga Rusia. Kombet e Bashkuara thanë se po “eksploronin të gjitha rrugët” për të cuar furnizime për veriperëndimin e kontrolluar nga rebelët.