Igli Tare: Pioli dhe Inzaghi? Empatikë, por të ndryshëm në taktikë

schedule12:36 - 7 Shtator, 2023

schedule 12:36 - 7 Shtator, 2023

Prej disa muajsh tashmë nuk është më pjesë e “shqiponjave” të Lazio, mirëpo “legjenda” e Kombëtares shqiptare dhe një prej drejtorëve sportivë më të mirë që ka parë Italia, Igli Tare nuk mund të rrijë pa komentuar kampionatin italian, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, si futbollist dhe më si pjesë e organikës drejtuese të një skuadre.

Në një intervistë për prestigjiozen italian, “La Gazzetta dello Sport”, Tare ka folur për kampionatin italian në tërësi dhe më pas është ndalur te dy ekipet, që duket të jenë pretendentet kryesore për fitimin e titullit këtë vit, Inter e Milan, ku ka folur në ve;anti për trajnerët e këtyre dy skuadrave.

Në komentin e tij, për teknikun “zikaltëri”, Simone Inzaghi dhe atë të “kuqezinjve”, Stefano Pioli, ish-“bomberi” i Kombëtares shqiptare u shpreh se trajnerët arrijnë ta kuptojnë njëri-tjetrin mjaft mirë, por janë të ndryshëm në taktikë.

“Pioli dhe Inzaghi: empatikë, por të ndryshëm në taktikë. Ku qëndron empatia? Dinë të krijojnë lidhje të fortë me lojtarët, për këtë ata fitojnë besimin.

Ndërsa në evolucionin taktik. Inzaghi luan me të njëjtin formacion të perfeksionuar ndër vite, 3-5-2 është një pikë e fortë, jep siguri. Pioli ka ndryshuar më shumë, ai tashmë përdor më shpesh 4-3-3 me ne, por fitoi një titull me 4-2-3-1”,- u shpreh Tare.  /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!