Igli Tare paralajmëron Italinë: Kujdes nga Shqipëria, ne jemi rritur shumë dhe Spalletti e di këtë gjë

schedule15:45 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 15:45 - 11 Dhjetor, 2023

Në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Igli Tare, është pyetur ndër të tjera edhe për sfidën që e pret Shqipërinë ndaj Italisë, sfidë e vlefshme për grupet e Euro 2024 që do të zhvillohen në Gjermani, në verën e ardhshme.

“Tare për këtë do të bëjë tifo? I dyzuar, por jo sa për të mbështetur Italinë. Tre të katërtat e mia do të mbështesin Shqipërinë, çereku Italinë. Kjo, sepse lidhja mes nesh, shqiptarëve dhe vendit tuaj është shumë e fortë. Do të shihni, atë ditë do të jenë 80 mijë tifozë që do të këndojnë himnin e Mamelit, mes tyre edhe shqiptarë.

Kjo ka ndodhur tashmë në Genoa, 9 vite më parë. Një marrëdhënie e ngushtë na lidh me Italinë, e cila është gjithashtu e vështirë të shpjegohet për shkak të asaj se sa e thellë dhe e rrënjosur është. Pastaj kujdes, kombëtarja jonë po rritet shumë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë për Italinë, Spalletti e di mirë këtë gjë”, është shprehur ndër të tjera Igli Tare./h.ll/abcnews./al