IGJEUM: Rreziku në zonën e Nën-Shkodrës varet nga menaxhimi i kaskadës mbi lumin Drin

schedule14:10 - 5 Shkurt, 2018

schedule 14:10 - 5 Shkurt, 2018

Sot dhe nesër do të vazhdojë ulja e prurjeve nga lumi Vjosa duke minimizuar rrezikun e përmbytjeve në pjesët fushore.

Janë këto llogaritjet e fundit hidrologjike të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Rrezik paraqet zona e  Nën – Shkodrës nëse nuk menaxhohet sic duhet Kaskada mbi Lumin Drin. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kthehen në prurje normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje njofton Instituti i Gjeoshkencave. Përsa i përket parashikimit të motit sot e nesër nuk priten reshje të shirave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!