Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

LGBT: Rreziku quhet Zegjine (Zani) Çaushi/ Aleanca ylberiste kundër deputetes së Roskovecit: Denigron Gazmend Bardhin

schedule23:14 - 3 Mars, 2026

schedule 23:14 - 3 Mars, 2026

Rrethimi ndërkombëtar kundër qeverisë së narkotrafikut u mbyll. Pasi PD izoloi ndërkombëtarisht Edi Ramën, pasi ndryshoi qeverinë, pasi mbështeti SPAK-un, tani ia tregoi vendin edhe deputetes më të rrezikshme të Kuvendit, Zegjine Çaushit.

Një koalicion i gjerë i mbrojtjes së të drejtave të grave dhe komunitetit LGBT ka bashkuar forcat për të mbrojtur Gazment Bardhin.

Në një letër drejtuar Byrosë së Kuvendit, 17 organizata, përfshi Aleancën LGBT dhe Ambasadën Pink, kërkojnë t’i tërhiqet vërejtje Zegjine Çaushit për shkak se me komentet e saj ka fyer dhe denigruar kryetarin e grupit parlamentar të PD.



“Kjo shkresë lidhet me zhvillimet e seancës plenare të datës 19 shkurt, gjatë së cilës deputetja Zegjine Çaushi përdori gjuhë fyese dhe denigruese ndaj Kryetarit të Grupit Parlamentar, z. Gazment Bardhi, duke përdorur shprehje që cenojnë dinjitetin personal dhe bien ndesh me standardet e komunikimit parlamentar të parashikuara në aktet rregullatore të Kuvendit”, shkruajnë organizatat.

Në fakt, historia mes dy deputetëve, socialistes Zegjine Çaushit dhe demokratit Gazment Bardhit, po mbush 1 vit, prej fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit në Fier.

Komentet e Zegjine Çaushit, ndonëse ironike, përballë një burri, janë më tepër komplimente.

Megjithatë, Gazment Bardhi ndihet i diskriminuar dhe i fyer nga një vajzë 27-vjeçare, e cila e thërret yllo dhe xhan. Por jo rastësisht, duket se më të indinjuarat për këto ngacmime të një vajze ndaj Gazment Bardhit, janë shoqatat e grave dhe komunitetit LGBT.

Të njëjtat shoqata, të cilat nuk kanë reaguar asnjëherë kur Sali Berisha publikisht përdor gjuhë seksiste ndaj grave socialiste.

Kurse Komiteti i Helsinkit nuk i quan viktima as qytetarët e Tiranës kur ata sulmohen nga vandalët e Bardhit.

Por zoti Bardhi tani ka kërkuar edhe shembjen e Kuvendit.

Me siguri kjo deklaratë nuk është e rastësishme. Mbështetja që i vjen nga Komiteti i Helsinkit, Xheni Karaj dhe Altin Hazizaj, tregon dhe njëherë se rrethi po i mbyllet Edi Ramës. Shenja e kilometrit të tij të fundit nuk qenkan protestat, as kërcënimet e Berishës. Qenka aleanca ylberiste që dikur mbështeste Lëvizjen Mjaft, ndërsa sot mbështet Gazment Bardhin.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!