Idrizi: Rama nuk propozon hapjen e listave, interesi i tij është heqja e koalicioneve

schedule14:17 - 25 Korrik, 2020

schedule 14:17 - 25 Korrik, 2020

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një intervistë për Abc News këtë të shtunë ka deklaruar se me propozimin e opozitës një ditë më parë për lista të hapura ka rënë edhe aibia e Ramës.

Gjatë bisedës me gazetaren Juli Xhokaxhi, Idrizi është shprehur se Rama ka frikë nga hapja e listave, propozimi i tij nuk kishte qëllim hapjen, por ndryshimin e koalicioneve parazgjedhore.

Sipas kreut të PDIU-së në propozimin e Ramës listat do të hapeshin në 1/3 dhe në realitet do të ishin sërish të mbyllura.

Dje përfundimisht ra alibia e Ramës që kërkonte të hapte listat dhe ajo që është fakt është se ky njeri nuk ndalet as përpara grisjes së kushtetutës dhe as marrëveshjeve politike po përpiqet të grisë një sistem zgjedhor sipas dëshirave të tij. Hapja e listave ka qenë një gjë e hershme e jona që meqë shqiptarët duan lista të hapura le ta bëjmë. Në propozimin e Ramës listat do të hapeshin në 1/3 e saj do të ishim sërish me lista të mbyllura.

Arsye e të gjithë ndryshimit që po bën Rama dhe mbi të gjitha prishja e kushtetutës vjen nga frika e tij dhe dëshira për prishjen e koalicioneve. Kjo është strategji e Ramës i cili kërkon që vetëm në 7-8 muaj të sjellë ndryshime të tilla. Fakti që në propozimin tonë që ne pas ndryshimit të kushtetutës, ne shikojmë heqjen e koalicioneve që ndryshon të gjithë formulën e ndarjes së mandateve.

Opozita kërkon hapjen e listave me 100% dhe jo si farsa e Ramës, me këtë shqiptarët kanë të drejtë të zgjedhin partinë që do dhe më pas kandidatin e pëlqyer. Shqipëria vjet ka bërë zgjedhje me një parti për turp në këto 30 vjet dhe ato sërish i vodhi. Në këto kushte ne u bëmë pjesë e këshillit politik dhe pse ishim jashtë sistemit për shkak të kapjes së sistemit që ka bërë Rama, dhe për herë të parë dëshira ishte që të dizenjonim rregullat e lojës.  Rama me propozimin që ka bërë nuk i ka hapur listat, interesi i tij është te heqja e koalicionit”, është shprehur Idrizi./abcneës.al