Idriz Batha përjashtimi i madh, FSHF analizon goleadorët e Superiores

schedule10:59 - 1 Maj, 2021

schedule 10:59 - 1 Maj, 2021

Javët kanë rrjedhur dhe po i afrohemi fundit të një kampionati shumë të luftuar. Si kurrë më parë gjatë këtij sezoni, detajet do të bëjnë diferencën në këto 6 javë të mbetura dhe sulmuesve të skuadrave i kërkohet të japin më të mirën e tyre. Për të bërë një analizë kemi marrë në studim dhjetë golashënuesit më të mirë të kampionatit dhe kemi vënë re diferencat në stilin e lojës së tyre.

Përjashtimi në këtë klasifikimi përfaqësohet nga Idriz Batha, që falë goditjeve të tija të dënimit i ka dhënë shumë pikë Tiranës. Dallohet në këtë klasifikim edhe mungesa e lojtarëve të Laccit, sepse skuadra kurbinase i ka të shpërndara golat te shumë lojtarë. Dy sulmuesit e Kukësit ndërkohë kanë në total 70% të golave të skuadrës së tyre. Një indikator që bën të kuptosh sesa lojtarët arrijnë të ngjisin në sulm skuadrën e tyre dhe në të njëjtën kohë e ndihmojnë duke krijuar raste për gol është ajo e topave të prekur në zonën e rreptësisë. Këto të dhëna i keni në grafikun e mëposhtëm.

Nga ky grafik mund të kuptojmë sesi Anthony i Bylisit është sulmuesi i kampionatit që prek më shumë topa gjatë një ndeshjeje. Eze dhe Bregu, respektivisht të Kukësit dhe Teutës, edhe se vlonjati niset nga krahu, janë lojtarët e tjerë që ndihmojnë skuadrën të qëndrrojë në zonën kundërshtare dhe të krijojë situata të rrezikshme. Sulmuesit e tjerë (plus Bathën sigurisht) janë lojtarët që luajnë më larg portës.

Po përvec se dërgojnë topin në zonën kundërshtare, a gjuajnë këta sulmues? Në këtë grafikun e fundit mund të dallohet që Bregu është sulmuesi i vetëm që arrin ti kombinojë të dy elementët, të dërgojë topin në zonë kundërshtare dhe të godasë. Anthony dhe Eze, dy sulmuesit e tjerë që ngjisin skuadrën në zonën kundërshtare, gjuajnë më pak në krahasim me lojtarin e Teutës.

Ndërkohë, ai që gjuan më shumë, dhe mund të shfrytëzjë në këtë mënyrë edhe gjuajtjen nga distanca, është Ibrahimi i Kukësit. Në këtë klasifikim të veccantë kanë të dhëna shumë interesante edhe Mario Gjata i Apolonisë dhe Jasir Asani i Partizanit. Por duhet të theksojnë se në fund gjëja e vetme që vlen, është shënimi i golit. Nëse deri më tani kemi analizuar stilin e lojës së sulmuesve (nëse luajnë jashtë portës ose në zonën e penalltisë dhe numrin e goditjeve), është momenti për të përllogaritur efikasitetin e realizimeve. Ose më saktë, përqindjen e golave për gjuajtjet e bëra.

Në këtë klasifikim shikojmë që është Ardit Hoxhaj lojtari që shënon më shumë në Kategorinë Superiore. Nëse statistikat e tjera ishin të lidhura me lojën e skuadrës dhe kontributin e lojtarëve në lojën e skuadrës, kjo statistika e fundit është e lidhur vetëm me vlerat individuale. /fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!