Idriz Batha mahnit rumunët, golin e parë e shënon me goditje dënimi

schedule23:16 - 3 Korrik, 2021

schedule 23:16 - 3 Korrik, 2021

Idriz Batha ka shënuar një gol fantastik sot në një miqësore që UTA Arad e ka fituar kundër sllovenëve të NK Alumunij.

Mesfushori, i cili la Tiranën për të luajtur në Rumani, ka realizuar me një goditje dënimi nga 28 metra, duke fituar zemrat e tifozëve të skuadrës së tij.

Ky ishte goli i parë i Bathës, edhe pse në një ndeshje miqësore. Sezonin e shkuar me Tiranën mesfushori realizoi disa herë me goditje dënimi dhe duket se nuk e ka harruar “vesin”. /abcnews.al