Më shumë se 50 raketa janë lëshuar nga Libani, në veri të Izraelit gjatë natës, njoftoi ushtria izraelite.
Sipas IDF, shumica e raketave u kapën nga mbrojtja ajrore, por një ndërtesë në Kiryat Shmona u godit dhe u dëmtua.
Ndërsa në orët e para të mëngjesit, 30 raketa të tjera u lëshuan nga Libani, disa prej të cilave u kapën, ndërsa pjesa tjetër goditi zona të hapura, raporton The Times of Israel.
/abcnews.al/