Identifikohet shqiptar që u qëllua me armë në mes të plazhit në Itali

schedule10:11 - 21 Shtator, 2020

schedule 10:11 - 21 Shtator, 2020

Është identifikuar shqiptari, i cili u qëllua me armë nga dy burra në plazhin e Torvaianica-s në Itali.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 38-vjeçarin Selavdi Shehaj, i cili u qëllua nga dy persona të armatosur teksa ndodhej në mes të turmës së pushuesve.

Lexo edhe: Panik në bregdetin italian, shqiptari qëllohet me armë zjarri nga dy persona të maskuar

Sipas rindërtimit të skenës së krimit nga ana e karabinierëve, dy burra mbërritën pranë plazhit, në bordin e një motoçiklete dhe ishin me fytyrat e tyre të mbuluara.

Njëri prej tyre zbriti me armë në dorë, u fut në zonën e plazhit dhe gjuajti drejt një shtetasi me origjinë shqiptare, i njohur për policinë, i cili po e kalonte të dielën buzë detit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!