Është identifikuar i moshuari që u gjet i mbytur paraditen e së dielës në Durrës.
Policia bën me dije se 62 vjeçari i mbytur është shtetasi V.B, banues në Durrës.
Sipas policisë i moshuari vuante nga epilepsia, dhe gjatë këqyrjes së veprime nuk është konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me një shtetas të paidentikuar që u gjet i mbytur në det, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve u bë i mundur identifikimi i trupit të pajetë, shtetasi V. B., 62 vjeç, banues në Durrës (i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë).
Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në det.
/Abcnews.al/