Një person ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit brenda redaksisë së emisionit të njohur italian “Le Iene”.
Mediaset me anë të një deklarate për shtyp sqaroi se dhe pse personi i prekur nuk është pjesë e ekipit të profesionistëve në brendësi të studiove televizive, është vendosur që programi të ndërpritet si masë paraprake.
Të gjithë personave që kanë të bëjnë me programin iu është kërkuar të qëndrojnë në karantinë në shtëpitë e tyre. Emisioni nuk do të vazhdojë më deri në një vendim të dytë në varësi të zhvillimit të situatës. /abcnews.al