Identifikohet një lloj tjetër i koronavirusit në Kinë

schedule09:20 - 5 Mars, 2020

schedule 09:20 - 5 Mars, 2020

Në një studim paraprak , shkencëtarët në Shkollën e Shkencave të Jetës të Universitetit Peking dhe Institutin Pasteur të Shangait zbuluan se një lloj më agresiv të koronavirusit të ri, duke prekur afërsisht 70% të mostrave të marra, ndërsa 30% kishin qenë të prekura nga një tip më pak agresiv, shkruan CNBC

Lloji më agresiv i virusit u zbulua se ishte i përhapur në fazat e hershme të shpërthimit në Wuhan – qyteti kinez ku COVID-19 u zbulua për herë të parë në fund të vitit të kaluar.
Por rastet më këtë lloj të virusit kanë rënë që nga fillimi i janarit.

Studiuesit thanë se rezultatet e tyre tregojnë se zhvillimi i variacioneve të reja në rastet e COVID-19 ishte “shkaktuar nga mutacionet dhe seleksionimi natyror”.
“Këto gjetje kanë nevojë urgjente për studime të mëtejshme të menjëhershme, gjithëpërfshirëse, të cilat ndërthurin të dhëna gjenomike, të dhëna epidemiologjike dhe shënime në tabelë të simptomave klinike të pacientëve me sëmundje koronavirus 2019 (COVID-19)”, thanë ata.

Studiuesit paralajmëruan se të dhënat e ekzaminuara në studim ishin ende “shumë të kufizuara”, duke theksuar se studimet vijuese të një grupi më të madh të të dhënave do të ishin të nevojshme për të fituar një “pasqyrë më të mirë” të evolucionit dhe epidemiologjisë së COVID-19.

Gjetjet u botuan në ‘National Science Review’, revista e Akademisë së Shkencave Kineze. Studimi u bë menjëherë pasi OBSH konfirmoi se virusi kishte infektuar më shumë se 93,000 njerëz në të gjithë botën ,duke shkaktuar kështu  3,100 viktima.

Koreja e Jugut, Italia, Irani dhe Gjermania kanë regjistruar rastet më të shumta në ditët e fundit ndërsa Kina mban numrin më të madh.
Virusi është përhapur në më shumë se 70 vende të botës, ndërsa OBSH ka paralajmëruar që COVID-19 së shpejti mund të prekë gjithë botën. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!