Identifikohet i riu që u gjet i mbytur në Shkumbin, prej 1 muaji kishte humbur kontaktet me familjen

schedule20:07 - 16 Prill, 2021

schedule 20:07 - 16 Prill, 2021

Është identifikuar i riu që u gjet i mbytur buzë Shkumbinit, në fshatin Jagobin të Elbasanit. Mësohet se bëhet fjalë për 28-vjeçarin Eridjon Topi, i cili ka lindur në Elbasan por banonte në Tiranë.

Dyshohet se i riu mund të ketë të paktën dy ditë që është mbytur, duke gjykuar edhe nga gjendja e trupit.

 

Kanë qenë banorët e fshatit ata që e kanë gjetur trupin e nxjerrë nga rrjedha. Nuk dihen rrethanat në të cilat Eridjon Topi mund të jetë mbytur.  Sipas policisë, dyshohet se 28-vjeçari vuante nga depresioni. Po ashtu, familjarët kanë dëshmuar se prej një muaji ai ishte larguar nga banesa e se nuk kanë pasur kontakt. sb/abcnews.al/