Identifikohet gruaja që u gjet e mbytur në Kukës/ Policia: 30-vjeçarja ishte banuese në Pojan të Korçës

schedule11:38 - 19 Qershor, 2024

schedule 11:38 - 19 Qershor, 2024

Është identifikuar gruaja që u gjet e mbytur në bregun e liqenit të Fierzës në Kukës. Policia ka njoftuar se është bëhet fjalë për një 30-vjeçare, e cila ishte banuese në Pojan të Korçës.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases  30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!