Një grua qëlloi me armë duke plagosur tre persona në zyrat qendrore të Youtube në Kaliforni përpara se të viste veten.
Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë zbuluar identetin e autores, Nasim Aghdam, 39 vjeç. Sipas BBC, ajo banonte në Kaliforni, por ishte me prejardhje nga Irani.
Policia po heton në lidhje me motivin që e çoi 39-vjeçaren të ndërmerrte sulmin.
Gjithashtu, autoritetet bëjnë të ditur se nuk ka prova që ajo të njihte tre të plagosurit, mes të cilëve një 36-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se më parë, Aghdam ka postuar në Youtube materiale që shprehin zemërim. Ajo shfaqet në disa video duke kritikuar gjigandin e teknologjisë se ka diskriminuar dhe fshirë disa nga videot e saj./abcnews.al