Identifikohet autori që vrau të riun në Laç

schedule08:15 - 13 Qershor, 2019

schedule 08:15 - 13 Qershor, 2019

Policia e Laçit ka shpallur në kërkim një person nga Tirana për vrasjen e 24-vjeçarit Viktor Shkorreti. Paraprakisht dyshohet se vrasja ndodhi gjatë sherrit për një vend parkimi.

Sherri për një vend parkimi çoi në vrasjen e një të riu në Laç. Për ketë krim policia është duke kërkuar 32-vjeçarin E. K nga Tirana.

Krimi ndodhi mesnatën e së mërkurës, pranë Gjykatës së Kurbinit.

Viktima Viktor Shkorreti u qellua me kallashnikov dhe vdiq në vend.

Nga shoqërimet e personave në vendin e ngjarjes, policia zbuloi se midis autorit dhe të vrarit, pati fillimisht konflikt fizik.

Sebepi ishte një vend-parkim. Kur u duk se sherri u mbyll, autori hapi makinën dhe nga aty nxori armën e zjarrit.

Ai shtiu mbi 24 -vjeçarin disa herë dhe u largua me shpejtësi.

Viktor Shkorreti, me origjinë nga Mirdita, jetonte prej disa vitesh në qytetin e Laçit, bashke me familjen e tij.

Kurse autori 32 -vjeçar nga Tirana ndodhej në Laç për t’u takuar me disa shok të tij. Për kapjen e tij janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte të metropolit. Patrullat kontrolluan lokalet e banesa gjatë natës dhe ditën e enjte, por pa marrë rezultat të menjëhershëm. /ABC News Albania 24/7