Identifikohet autori i vrasjes së Mario Majollarit

schedule10:44 - 11 Prill, 2018

schedule 10:44 - 11 Prill, 2018

Policia ka zbarudhur në kohë rekord vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Në njoftimin e shpërndarë për mediat Policia thekson se është identifikuar dhe  shpallur në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit Mario Majollari. Ai është 40 vjeçari Kastriot Gjuzi, banues në Tiranë dhe i dënuar më parë.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në funksion të zbardhjes së ngjarjes ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor.

Pas një pune intensive  dhe profesionale,  gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fiksimit të çdo prove në vendngjarje, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar:

  • K.Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky shtetas dyshohet se  rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.M., 28 vjeç.

Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të  shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Vrasjes për gjakmarrje” , “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit K.Gj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!