Drejtuesit e Atletico Madrid janë fokusuar te përforcimi i repartit të sulmit. Edinson Cavani mbetet një dëshirë e vjetër dhe klubi spanjoll i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare bomberit të PSG-së. 33-vjeçari del lojtar i lirë në fund të sezonit dhe kalimi te “Colchoneros” i siguron një rrogë prej 10 milion eurosh në sezon.
Diego Simeone ka edhe një tjetër dëshirë. Trajneri argjentinas ka hedhur sytë nga Juventusi dhe po tenton të ofrojë Gonzalo Higuain. Nga Spanja konfirmojnë interesimin e Atleticos dhe këto ditë do të nisin bisedimet mes drejtuesve të klubeve.
Pipita nuk bën pjesë në planet e Sarrit dhe mund të rikthehet në La Liga për të zëvendësuar Diego Costën për një shumë prej 25 milion eurosh. 32-vjeçari argjentinas kaloi 6 sezone te Real Madrid (2007-2013), periudhë gjatë së cilës shënoi 121 gola. /abcnews.al