Ideja e fundit e merkatos, Barcelona tenton lojtarin e Gjermanisë

schedule12:41 - 24 Shtator, 2020

schedule 12:41 - 24 Shtator, 2020

Barcelona po kërkon për një qendërmbrojtës dhe në Gjermani kanë zbuluar objektivin e fundit të klubit katalanas. Ai është Antonio Rudiger, 27-vjeçari i Chelsea.

Mbrojtësi i kombëtares gjermane (31 ndeshje dhe një gol me “Pancerat”) ka përfunduar si zgjedhje e pestë e trajnerit Lampard për repartin defensiv. Diçka e tillë e shtyn të largohet dhe ofertat nuk mungojnë.

 

Antonio Rudiger

Kicker raporton se drejtuesit e Barcelonës kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit dhe shumë shpejt do të prezantojnë një ofertë zyrtare për “Blutë e Londrës”. /abcnews.al