Mauro Icardi ndihet për mrekulli në kryeqytetin francez dhe i premton besnikëri PSG-së. Në një rrëfim për kanalin zyrtar të kampionëve të Francës, sulmuesi argjentinas foli rreth situatës së tij te PSG dhe ardhjes së trajnerit Mauricio Pochettino.
Drejtuesit e PSG-së paguan 50 milion euro tek Interi për kartonin e goleadorit 28-vjeçar, i cili këtë sezon numëron 7 gola dhe 6 asiste në të gjitha kompeticionet. “Është nder dhe krenari për mua të jem pjesë e këtij klubi, e kam thënë prej ditës së parë.
Ndihem shumë mirë te PSG, pasi jam pjesë e një skuadre që lufton për fitimin e trofeve. Kjo është ajo që do çdo futbollist. Jam i lumtur që drejtuesit vendosën të ushtrojnë të drejtën e blerjes së kartonit tim. Mentaliteti im nuk ka ndryshuar.
Sezoni i kaluar ishte fantastik, shpresoj që këtë sezon të bëjmë edhe më mirë dhe të fitojmë sa më shumë trofe. Ardhja e Pochettinos është një gjë e mirë për ne që flasim gjuhën spanjolle, është një farë avantazhi. Mund të komunikojmë më mirë.
Ama, ne duhet të falënderoj edhe Thomas Tuchel për atë që i ka dhënë këtij klubi. Çdo trajner ka mentalitetin e tij të punës dhe idetë e tij të lojës që preferon të aplikojë në skuadër“, deklaroi Mauro Icardi. /abcnews.al