Sulmuesi i PSG, Mauro Icardi dhe gruaja e tij Wanda Nara janë në bisedime me Romën, sipas gazetës La Repubblica dhe në këtë situatë Edin Dzeko mund të kalojë te Juventusi.
Jose Mourinho ka qenë prej kohësh admirues i Icardi dhe sulmuesi nuk është i kënaqur me faktin se nuk është titullar në PSG dhe trajneri Pochettino nuk e konsideron si një nga më të rëndësishmit e ekipit.
Prej kohësh flitet se ish-sulmuesi i Interit dëshironte të kthehej në Serie A dhe ishte i lidhur me Juventusin, por gjërat kanë ndryshuar dhe Wanda ka nisur të flasë me Romën, aty ku Icardi do e kishte të sigurt vendin e titullarit.
Zgjidhja mund të vijë me një marrëveshje huazimi, veçanërisht pasi Inter ka parashikuar në kontratën e shitjes se PSG do të paguante një gjobë të rëndë financiare nëse e shet atë sërish në një klub tjetër italian.
Nëse Icardi do të transferohej te Roma, kjo do të hapte derën që Dzeko të bashkohej me Juven, një lëvizje që ishte shumë pranë verën e sjkuar. PSG është gati të pranojë një huazim dyvjeçar të Icardit, me detyrimin për ta blerë për rreth 30-35 milion euro. /abcnews.al