Mauro Icardi ka lënë pas krahëve periudhën e vështirë dhe është rikthyer të shënojë. Sulmuesi argjentinas ishte autori i një dygolëshi në fitoren 0-5 kundër Club Brugge në Champions League, teksa është ngjitur në kuotën e 5 golave në total në të gjitha kompeticionet.
26-vjeçari është huazuar nga Interi dhe PSG ka të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit për shumën e 70 milionë eurove. Icardi thekson se ndihet mirë tek ekipi i ri dhe zbulon raportin me Edinson Cavanin në një prononcim për mediat franceze.
“El Matador ka vetëm një dhe ai është Cavani. Kemi një raport të bukur me njëri-tjetrin. Kam ardhur të realizoj objektivat e mi te PSG dhe tentoj të jap maksimumin në çdo ndeshje. E ardhmja? Jam i lumtur këtu, të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit”, përfundon Mauro Icardi. /abcnews.al