Vizita e shefit të CIA-s William Burns në Kosovë duket se i ka dhënë efektet e veta dhe ka bërë që Kurti dhe qeveria e tij të mos flasin më për hapjen e Urës së Ibrit, madje ka bërë që Albini të mos dijë nga të shkojë, ose sic thonë në Kosovë, I ka humbur rruga në oborr. Kryeministri i Kosovës, i pyetur nga gazetarët se kur do të hapet Ura e Ibrit, ka refuzuar të përgjigjet dhe ka folur për takimin me shefin e CIA-s, duke thënë se vizita e tij në Kosovë është dëshmi e përkushtimit amerikan për sigurinë dhe paqen në Kosovë.
Duket se Kurti i ka dëgjuar kërkesat e CIA, duke mos e përmendur fare hapjen e Urës së Ibrit, për të cilën kishte thene se nuk është çështje diskutimi.
“Takimi ka shkuar shumë mirë. Natyrisht ne kemi bashkëpunim me SHBA-në dhe CIA-n. Unë e falënderoj shefin e CIA-s, Wiliam Burns, që vizitoi vendin tonë. Kjo është një dëshmi e përkushtimit dhe kujdesit të SHBA-së për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo cenimi të sigurisë në kuadër të marrëveshje bilaterale”.
Kurti i hutuar ngatërron edhe daljen nga Klinika Emergjente ku ndodhej.
Kurti kishte thënë më parë se kishte hartuar një plan për hapjen e urës mbi Ibër, por kjo u kundërshtua nga ShBA-ja dhe BE-ja si veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar. Ajo që ishte tema kryesore e Kurtit deri në fillim të javës që shkoi, nuk përmendet nga partia në pushtet.
Qeveria e Kosovës nuk ka komentuar më as për mediat e Kosovës lidhur me hapjen e urës së Ibrit. Mesazhet e prera dhe vijat e kuqe të komunikuara për Kurtin në vetë të parë nga vetë shefi I CIA-s, e kanë bërë Albinin të reflektojë dhe të bëjë atë që I kërkohet, duke mos e përmendur fare hapjen e Urës, e cila kishte ngritur shqetësime serioze se mund të shkaktonte tensione në very, por edhe në rajon, dhe mbi të gjitha, sic tha ambasadori amerikan Hovenier, do të rrezikonte jetët e ushtarëve amerikanë./abcnews.al