Ibrahimovic: Giroud meriton të jetë në Kupën e Botës, ai është një kampion

schedule15:31 - 3 Nëntor, 2022

schedule 15:31 - 3 Nëntor, 2022

Gjatë fjalimit të tij në “Canal+”, Zlatan Ibrahimovic iu përgjigj gjithashtu një pyetjeje në lidhje me shokun e tij të skuadrës, Olivier Giroud, veçanërisht në lidhje me shanset e tij për t’u grumbulluar në Kupën e botës me Francën.

“Po, ai është një kampion dhe një person serioz. Ai kurrë nuk do të shënojë 40 gola në sezon, por ai i sjell skuadrës diçka që të tjerët nuk e bëjnë.

Ai nuk është egoist, ai luan për skuadrën. Kur mbërriti, i dha skuadrës një dorë të mirë dhe bëri gjëra të mëdha për ne që të fitojmë kampionatin Italian”, është shprehur Zlatan me fjalë të mëdha për Giroud./h.ll/abcnews.al