Ibrahimaj: Të ardhurat janë rritur me 15,9 %, ecuri pozitive ne prodhimin vendas

schedule11:22 - 3 Tetor, 2022

schedule 11:22 - 3 Tetor, 2022

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, pohon se të ardhurat janë rritur me 15.9% në Shqipëri, në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa thekson se është shënuar ecuri pozitive në prodhimin vendas.
Sakaq ajo u shpreh optimiste për tre mujorin e tretë të vitit, duke thënë se pritet përshpejtim i rritjes së ekonomisë ne vend në krahasim me tremujorin e dytë të vitit.

Ibrahimaj ceku gjithashtu sektorin e energjisë. Ajo tha se ky ka qenë një vit i thatë, dhe se importet janë ulur.

“Kemi ecuri pozitive në prodhimin vendas. Sektori i prodhimit është rritur. Ky ka qenë një prodhim i thatë, dhe kjo është arsyeja pse na është dashur të importojmë.
Importi i energjisë ka ardhur në rënie. Norma e rritjes së TVSH-së është ndjeshëm më e lartë se rritja e normave të çmimeve. Të ardhurat janë 15.9 % më shumë në krahasim me një vit më parë. Tre mujori i tretë i vitit do të ketë një ecuri të përshpejtuar të rritjes ekonomike në vend në krahasim me tre mujorin e dytë. Sa i përket turizmit, kemi pasur një rritje të qarkullimit të turizmit me 30%.

Pritshmëria lidhet dhe me numrin e bizneseve që kemi të regjistruara. Ka një rënie të bizneseve të pezulluara. Si nivel biznesesh të reja kemi një rritje prej 10.2%. nëse do të shohim treguesit e tregtisë së jashtme kemi pasur një rritje të importeve dhe eksporteve në vlerë. Importet janë rritur me 25%.

Rritje importeve në vëllim dhe në vlerë. Reflektimi i rënies është i lidhur me uljen e kërkesës për shkak të çmimeve shumë të larta. Sa i përket sektorëve që janë lidhur me aktivitetin prodhues në vend, kryesisht ekspertët e manifakturës kanë pësuar një rritje në vlerë dhe në vëllim..

Sa i takon shpenzimeve qeveritare në 8 muaj, kemi pasur shpenzime 1.4% më të lartë. Në bazë të informacioneve ne mendojmë se 3 mujori i tretë i vitit do të ketë një ecuri të përshpejtuar të rritjes ekonomike në krahasim me tre mujorin e dytë“, tha Ibrahimaj  në  konferencën për shtyp mbi ecurinë e deritanishme të ekonomisë.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!