“Ibra zgjon alarmin nga gjumi”, plasin batutat mes suedezit dhe Barcelonës

schedule10:56 - 22 Maj, 2020

schedule 10:56 - 22 Maj, 2020

Batuta në Instagram nga klubi i Barcelonës. Faqja zyrtare katalanase ka publikuar disa foto të Zlatan Ibrahimovic, gjatë kohës kur suedezi luante në Camp Nou dhe mbronte ngjyrat blaugranase.

Vëmendjen më të madhe, e ka marrë një koment nga vetë faqja zyrtare e kampionëve të Spanjës, që shkruan: “E dinit që Zlatan zgjon nga gjumi alarmin e tij?”. E menjëhershme përgjigja e Ibrahimovic, i cili me disa emoji duke qeshur i ka bërë “reply” këtij komenti.

Përvecc faqes zyrtare, edhe tifozë të shumtë kanë komentuar për Ibrahimovic, shprehje nga më të ndryshmet të cilat përdorën rëndom në rrjetet sociale. Ibrahimovic është një karakter unik dhe një ndër më të ndjekurit në Instagram./abcnews.al