Zlatan Ibrahimovic nuk po luan me Milanin që prej ndeshjes kundër Juventusit, për shkak të dëmtimit të pësuar në tendinën e Akilit.
Sulmuesi suedez po rikuperohet dhe te Milani tani janë optimistë. Ibra e ka lënë palestrën dhe tani po stërvitet me grupin.
Tani shanset janë që Ibrahimovic të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme kundër Napolit rival direkt. Në derbi ndaj Interit mungesa është e sigurt. / abcnews.al

