“E dua Depay në ekipin tim, por nuk e di se si do të jetë gjendja financiare e Barcelonës në muajin janar, kështu që duhet të presim“, u shpreh Roland Koeman në lidhje me sulmuesin dhe kapitenin e Lyon, që është edhe dëshira e tij e madhe për repartin e sulmit.
Fjalët e trajnerit të Barcelonës për AD nuk i kanë pëlqyer aspak homologut të tij të ekipit francez. Rudi Garcia, në konferencën e zakonshme për shtypin përpara sfidës në kampionat kundër Lille, “kërcënoi” trajnerin holandez.
“Do të përballem me Koeman në lidhje me këtë temë. Do e bëj një gjë të tillë kur të vijë momenti, mezi po pres ta kem përballë trajnerin e Barcelonës“, deklaron Rudi Garcia. /abcnews.al