Tropoja, Rrogozhina dhe Lezha janë dy qytetet që kanë shpëtuar nga koronavirusi.
ISHP njoftoi sot se në këto dy qytetet janë shëruar të gjitha rastet me koronavirus duke e çuar në zero rastet aktive.
Kështu, nga 18 raste që ka patur deri më tani, në Lezhë nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus. Në Tropojë gjithashtu janë shëruar 4 rastet aktive me koronavirus. E njëjta situatë është edhe në Rrogozhinë, ku paraqiten të shëruar të 4 rastet që ishin të sëmurë më parë.
Një numër i lartë të shëruarish janë edhe në Durrës ku nga 42 raste, vetëm 5 janë aktivë, kurse pjesa tjetër tashmë e kanë kaluar sëmundjen.
Ndërkohë, Korça ka vetëm 1 rast aktiv, Elbasani 3 raste, Kavaja 1 rast, Vlora dhe Puka gjithashtu ka nga vetëm 1 rast aktiv. /abcnews.al
| Bashkia | Të prekur | Të shëruar |
| Tiranë | 302 | 187 |
| Shkodër | 105 | 61 |
| Krujë | 92 | 8 |
| Durrës | 42 | 37 |
| Fier | 37 | 27 |
| Kurbin | 31 | |
| Korçë | 19 | 18 |
| Elbasan | 18 | 15 |
| Kukës | 18 | 10 |
| Lezhë | 14 | 14 |
| Has | 14 | 12 |
| Kavajë | 9 | 8 |
| Lushnje | 7 | 4 |
| Vlorë | 5 | 4 |
| Pukë | 5 | 4 |
| Mirditë | 5 | 3 |
| Rrogozhinë | 4 | 4 |
| Tropojë | 4 | 4 |
| Berat | 3 | 2 |
| Mallakastër | 1 | |
| Mat | 1 |

