“Ia bëmë vetes”, shkencëtari amerikan fajëson njerëzit për pandeminë e koronavirusit

schedule18:01 - 25 Prill, 2020

schedule 18:01 - 25 Prill, 2020

Tregtia e paligjshme e kafshëve të egra dhe ndërhyrja e madhe e njerëzve në natyre janë shkaqet kryesore të pandemisë së koronavirusit. Të paktën kështu është shprehur një shkencëtar amerikan sipas të cilit “kjo është hakmarrja e natyrës dhe në ia bëmë vetes.”

Sipas Thomas Lovejoy, i cili ka shpikur termin “diversiteti biologjik” në vitin 1980, shkencëtarët po zbulojnë se dy nga katër viruse të reja që krijohen çdo vit vijnë si rezultat i ndërhyrjes së njeriut në botën natyrore.

Studiuesi, i cili është cilësuar si babai i biodiversitetit shton gjithashtu se secili prej këtyre viruseve mund të kthehet në një pandemi.

Lovejoy shprehet:

”Kjo pandemi është pasojë e ndërhyrjes sonë të madhe dhe të vazhdueshme në natyrë dhe tregëtisë së kafshëve të egra, dhe në veçanti, tregjet ku shiten kafshë të egra, tregjet e specieve të gjalla të detit në Azinë jugore dhe tregjet e kafshëve të egra në Afrikë…Është mjaft e dukshme, ishte thjesht çështje kohë përpara se diçka si kjo të ndodhte.”

Deklarata e shkencëtarit u bë për të shënuar publikimin e një raporti nga Qendra për Progresin Amerikan sipas të cilit SHBA-të duhet të rritin përpjekjet për të luftuar tregtinë e kafshëve të egra si një mënyrë për të ndihmuar në përballimin e pandemive.

Tregjet për të cilat foli Lovejoy janë tregje tradicionale që shesin kafshë të gjalla (ferme dhe të egra), si dhe fruta, perime dhe peshk të freskët, shpesh në kushte jo-higjienike.

Ato gjenden në të gjithë Afrikën dhe Azinë. Tregu në Wuhan që besohet se është vendi nga ka “lindur” Covid-19 përmbante një numër kafshësh të egra, duke përfshirë dhelpra, minj, ketra, këlyshë ujku dhe salamandra. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!