Abcnews.al ka siguruar foton e Klement Pepaj, një nga të rinjtë që rezulton i zhdukur në Malësinë e Madhe. Deniel dhe Klement Pepaj sëbashku me Vilson Çutajn, tre të rinjtë që shihni në foto u zhdukën pasditen e datës 3 tetor dhe deri më sot asgjë nuk dihet për fatin e tyre.
Dy ditë më pas, vëllai i Vilson Çutajt u paraqit në polici duke shprehur shqetësim për zhdukjen e vëllait të tij.
Klement Pepaj
Anbcnews.al raportoi sot detaje të reja për ngjarjen e mistershme në Malësinë e Madhe. Burime bënë të ditur se shkak për zhdukjen e të rinjve dyshohet të jetë bërë vjedhja e një sasi kanabisi në zonë.
Policia e Shkodrës ka dyshime se sasia e kanabisit mund t’i jetë vjedhur 37 vjeçarit Vilson Çutajt.
Në sajë të të dhënave të siguruara në rrugë operative por edhe nga disa dëshmi të marra nga banorë të fshatit, policia ka indicie se Çutaj për të marrë sa më shumë informacion se kush ishte autor ka biseduar me Klement Pepajn.
LEXO EDHE: Dyshojmë se është përfshirë në çështje droge: Trondit babait i të zhdukurit në Malësinë e Madhe
Ky i fundit i ka pohuar 37 vjeçarit Çutaj se për sasinë e kanabis të vjedhur dyshonte se autor të ketë qenë kushëriri i tij, Daniel Pepaj.
Për këtë arsye, pak ditë më parë Klement Pepaj e kishte nxjerrë Danielin në pritë duke e çuar në fshatin Bajzës ku më pas ka shkuar edhe Vilson Çutaj.
Ata mendohet ta kenë dhunuar Daniel Pepajn në formë presioni për të mësuar se kush ishin autorët që kishin vjedhur kanabisin dhe më pas e kanë lënë të lirë. Banorët i kanë thënë policisë se pasi është rrahur, dyshohet se Daniel Pepaj ka marrë armën dhe i ka vrarë dy të rinjtë e tjerë duke humbur më pas edhe gjurmët vetë.
Ngjarja u njoftua fillimisht nga gazetari i Abc News Artan Hoxha, i cili theksoi se bëhet fjalë për çështje droge. Ndërkohë, prej ditësh të rinjtë vijojnë të jenë të zhdukur. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se dy prej të rinjve janë vrarë.
Ndërkaq, familjarët kanë hedhur akuza ndaj Daniel Pepajt. Ky i fundit po kërkohet pasi akuzohet nga të afërmit e të zhdukurve se i ka vrarë dy të afërmit e tij. g.v/abcnews.al