Dy anëtarë të një familje në fshatin Resulaj në Vlorë, Eqerem Zykaj 80 vjeç dhe gruaja e tij, Mynyre Zykaj 75 vjeçe kanë humbur jetën pasditen e kësaj të diele.
Ata kanë qenë duke ujitur në arë, ku dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al