Një 35 vjeçar i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në pronën e babait dhe njëkohësisht për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij u arrestua nga policia e Vlores. I arrestuari me inicialet E. O ishte i shpallur prej kohësh në kërkim. Sipas policisë në fund të marsit ai dyshohet se ka vendosur eksploziv në oborrin e banesës së babait të tij, për motive të dobëta. Ndërkaq, ndaj tij rëndon edhe një vepër tjetër penale si “Dhuna në familje”. Vjehrra e ka kallëzuar dhëndrin për dhunë fizike ndaj vajzës së saj. /ABC News Albania 24/7
I vuri tritol shtëpisë së babait, kapet autori
schedule14:40 - 10 Qershor, 2019
schedule 14:40 - 10 Qershor, 2019