Një 57-vjeçar nga Vlora ndodhet rëndë në spital pasi ka tentuar që të bëjë vetëflijim duke i vënë flakën vetes.
Burri me iniciale N. H., është banor në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Mësohet se pas një debati që pati me familjarët ai i ka vënë flakën vetes duke përdorur benzinë.
Për fat të mirë, ndërhyrja në kohë i ka shpëtuar jetën. Gjithashtu mësohet se personi në fjalë si pasojë e flakëve ka pësuar djegie të shkallës së tretë në disa pjesë të trupit.
Aktualisht ai gjendet në spitalin rajonal Vlorë nën kujdes te mjekeve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:30, në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, shtetasi N. H., 57 vjeç dyshohet se ka djegur veten me lëndë djegëse për motive ende të paqarta. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.